Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për Prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Në dosjen e SPAK, janë edhe pamjet, të cilat i publikon Gazeta MAPO, ku prokurori Hasa shfaqet në krah të motrës së Emiljano Miranit.
Prokurori Sali Hasa akuzohet se ka shpëtuar nga ndjekja penale Miranin, duke i pushuar dosjen, pas ndërhyrjes së motrës së tij, e cila dyshohet se i ka dhënë atij ryshfet.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka cakruar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin, i cili akuzohet për korrupsion.
Emiljano Mirani akuzohej për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por pas ndërhyrjes së motrës te prokurori Hasa, ai është lënë në “arrest shtëpiak”. Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme la në burg prokurorin Sali Berisha dhe 4 persona të tjerë të cilët akuzohen për korrupsion dhe fiksim të rezultati të ndeshjeve.