Bashkia Shkodër ka organizuar një konsultim publik në lidhje me “Projektin e Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, Shqipëri”. Në këtë takim u prezantua projekti i cili do të ketë të përfshirë rehabilitimin e një sërë faktorësh të cilët do e bëjnë hekurudhën të përshtatshme sipas standarteve të BE-së thekson drejtori i njësisë së zbatimit të projektev në hekurudhën Shqiptare, Bashkim Kasoruho.
Ky projekt do të vihet në zbatimi vitin tjetër shprehet drejtori Kasoruh.Projekti i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit përfshin disa nga bashkitë e vendit.
Ky projekt është finacuar nga komisioni Europian dhe institucionet kryesore financiare ndërkombëtare të cilat kanë si qëllim të mbështesin Shqipërinë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit, mjedisit, energjitikës dhe sektorit social e digjital.