Policia ruse ka gjetur trupin e amerikanes Catherine Serou e cila u zhduk këtë javë në Nizhny Novgorod 400 kilometra në lindje të Moskës. Serou, 34 vjeç, një studente masteri në Universitetin Lobachevsky u zhduk të martën në mbrëmje pasi hipi në një automjet të paidentifikuar jashtë rezidencës së saj në periferi të Nizhny Novgorod.
Nëna e saj Beccy Serou tha për NPR se në mesazhin e fundit nga vajza shkruhej; “Në një makinë me një të huaj. Shpresoj mos të më rrëmbejnë ”.
Policia ka hapur një hetim dhe zyrtarët thanë se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit. Dy vite më parë, Serou kishte shitur shtëpinë, me qëllim që të kishte mundësi të shkonte në Rusi, ku kishte planifikuar fillimisht të mësonte gjuhën, e më pas të aplikonte në fakultetin juridik.
Në vjeshtën e vitit 2019, ajo u regjistrua në master për drejtësi në Universitetin Lobachevsky në Nizhny Novgorod
Policia ka arrestuar një 44-vjeçar, si i dyshuar kryesor për vrasjen e saj. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari do të dënohet me 15 vite burg.