Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit. Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni. SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.