Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në katër qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët
Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron mes të tjerash se punësimet bëhen vetëm përmes miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, ky institucion i kërkon operatorëve që të dërgojnë listën me vendet vakante.
Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë;
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë
-Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.