Gjykata e Tiranës shtyu për në 1 korrik seancën ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-policit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit, Adriatik Cama, i cili u plagos në ngjarjen e dy javëve më parë pranë gjykatës së kryeqytetit, ku u vra Kudret Saliaj.
Në seancën e sotme pritej të dëgjoheshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Më herët, prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm te Hajdarajt dhe dënimin e tij me 13 vjet e 4 muaj burg.