Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën, ku Ismet Osmanaj nga Gjakova mbeti i vrarë. Dyshohet se ai u qëllua për vdekje nga Bekim A., i cili është ish-burri i gruas së tij.
Policia belge ka njoftuar se 52-vjeçari kishte qenë duke pritur fëmijët e të dashurës së tij, kur është therë 13 herë me thikë.
Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk
I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe sipas prokurorit, Bekimi ngarkohet me veprën penale “Vrasje”. Ai pritet që të premten të dalë para gjykatës. Ngjarja e rëndë ndodhi para syve të fëmijëve dhe Lindës, bashkëshortes së Ismetit.
Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk

Kjo ngjarje që tronditi opinionin publik u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje të drejtpërdrejtë ishte gazetari, Albi Xhunga.
Sipas tij, ky nuk është një krim pasioni, por kanunor i mentalitetit të vjetër.
Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk
“Bekimi e ka parë si pronë Lindën, e viktima i ka marrë diçka që i përket atij”, tha Xhunga teksa komentonte vrasjen makabre.
Gazetari shtoi se në ditën që Bekimi ka kryer krimin e rëndë, kishte veshur kostumin më të mirë.
Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk