Nuk gjejnë qetësi socialistët në Shkodër, ku sërish kemi ndryshime në Drejtoritë rajonale.
mësohet se Blediana Osja është shkarkuar si drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit dhe në vend të saj është komanduar Sindis Kopliku.

Vendimi për largimin është marrë një ditë pasi maturat mbyllën provimet dhe pikërisht në këtë të mërkurë kur nxënësit e klasave të nënta nisën provimet e lirimit.
Nuk dihet motivi i këtij largimi, por ai i është komunikuar pak më parë Osjes.
Në Shkodër prej javësh po kryhen ndryshime në drejtoritë rajonale.