Saturday, April 1, 2023
  • Contact
Kopliku TV
Advertisement
  • Home
  • Aktualitet

    Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush e zëvendëson Ardi Veliun

    Ambasada e SHBA: PD sot proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë

    Velipoje Vermoshit:Ulja e avionit në Kelmend/ Piloti dhe pasagjeri nuk lejuan banorët të afroheshin, ikën me fouristradë

    “Basha shkëmbeu Berishën me dosjen e lobimit”, PD padit Kokalarin.

    Rama flet pas homazheve për oficerin e rënë në detyrë: Çast i rëndë për të gjithë!

    U kap me kallashnikov dhe kanabis, arrestohet i riu në Shkodër

  • Rajoni

    Dy avionë serb fluturuan pranë kufirit, njësitë speciale të Policisë së Kosovës monitorojnë situatën

    Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë, shkon në 14 numri i të vdekurve. Prokuroria: Disa trupave do iu bëhet ADN-ja

    Bien rastet, por rriten vdekjet/ Shifrat e COVID-19 në Kosovë, 24 viktima në 24 orët e fundit

    Kosova shënon 21 viktima nga COVID-19, regjistrohen dhe 1 mijë e 278 raste të reja

    Nuk ndalen shifrat me COVID-19 në Kosovë/ 8 të vdekur dhe 2.279 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

    Shifra të larta në Kosovë, 4 të vdekur dhe 2250 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

  • Politikë

    “Çmimet e bursës së energjisë, nuk bëjnë dallime për rrogat e Spanjës apo Gjermanisë”, Rama flet për pagat: S’kemi bërë dallim mbi shpenzimet, por

    Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush e zëvendëson Ardi Veliun

    Ambasada e SHBA: PD sot proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë

    Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra deklaroi se në mbrojtje të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha të cilin e cilësoi sërish ‘peng’ u sul e gjithë propaganda e qeverisë.

    “Basha shkëmbeu Berishën me dosjen e lobimit”, PD padit Kokalarin.

    Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin.

    Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online

  • Sport

    “Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë lojtar si Broja”, Duka: Për Poloninë janë shitur 22 mijë bileta, por nuk dalin…220 mijë

    Shqipëria mposht Hungarinë edhe në Budapest dhe mban ndezur ëndrrën për Botërorin. Super Armando Broja!

    Florian Marku fiton titullin e parë në karrierë, mposhti ukrainasin Prodan

    Festival golash, Vllaznia e nis me “manita” ndaj Laçit, Tirana shpërbën Skënderbeun me “poker”

    Kombëtarja shqiptare e pafuqishme, mundet 4-1 nga Polonia

    “Loro Boriçi” nuk mjafton, përfundon ëndrra e Vllaznisë, AEL Limassol kalon në turin e tretë

  • Bota

    COVID-19 në Itali, 5.315 të infektuar dhe 49 viktima gjatë 24 orëve të fundit

    Nga 5 shtatori! Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë prej COVID-19, ja rregullat e reja

    Alarm për bombë afër Capitol Hill, Policia rrethon kamionin me autorin e dyshuar

    COVID-19 në Itali, rriten infektimet, regjistrohen 22 viktima gjatë 24 orëve të fundit

    “Gjërat po përkeqësohen”/ Fauci: Vala e fundit e COVID do të jetë më e rënda

    Ajo ishte duke fjetur kur e qëllova me thikë”, vrasja e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, detajet tronditëse. Familjarët e së resë i turren vrasësit, policia e mbron

  • Biznes

    Muzikë pas orës 23:00, 1 mln lekë gjobë tre lokaleve në Durrës

    COVID-19 në Itali, vetëm 3 viktima nga virusi në 24 orët e fundit, regjistrohen 3.127 të infektuar

    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

  • Live TV
No Result
View All Result

Ndreu i përgjigjet Ademit: Vendimmarrja merret me shumicën e anëtarëve, jo me humorin tënd politik

Pjerin Ndreun kryetar i Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi kërkesë Gjykatës: Mos e njihni, ka ndërmarr hapa në kundërshtim me ligjin

by kopliku tv
16th June 2021
in Politikë
0
593
SHARES
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka depozituar në Gjykatë, kërkesën që kjo e fundit, të mos njohë kryetarin aktual të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreun, si kryetar të Shoqatës së Bashkive.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për “BalkanWeb”, kërkesën ku Ademi pretendon, se Ndreu, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme në krye të shoqatës, të cilën, kryebashkiakia e Shkodrës e kryesonte pak kohë më parë. Në kërkesën drejtuar Gjykatës, kryebashkiakia Ademi, nënvizon se Bashkia e Lezhës, e drejtuar nga Pjerin Ndreu, nuk është pjesë e shoqatës, e kësisoj sipas saj, mbledhja e organizuar nga Ndreu disa ditë më parë, është në kundërshtim me ligjin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Çmimet e bursës së energjisë, nuk bëjnë dallime për rrogat e Spanjës apo Gjermanisë”, Rama flet për pagat: S’kemi bërë dallim mbi shpenzimet, por

8th October 2021

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush e zëvendëson Ardi Veliun

6th October 2021

Ambasada e SHBA: PD sot proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë

6th October 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra deklaroi se në mbrojtje të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha të cilin e cilësoi sërish ‘peng’ u sul e gjithë propaganda e qeverisë.

1st October 2021

“Basha shkëmbeu Berishën me dosjen e lobimit”, PD padit Kokalarin.

29th September 2021
Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin.

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online

25th September 2021

“Në të njëjtën kohë, z. Pjerin Nderu si kryetar aktual i Bashkisë Lezhë, ka thirrur me datë 7 qershor 2021 nëpërmjet një njoftimi të dërguar me e-mail ka njoftuar mbledhjen e Kominitetit Drejtues të kësaj shoqate me datë 8 qershor 2021. Po ashtu, po me datë 8 në kundërshtim të hapur me statutin dhe ligjin, ka mbajtur mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj shoqate, ndonëse z. Ndreu dhe bashkia e tij nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate sipas kërkesave të ligjit dhe statutit të shoqatës dhe mbledhje të organizuar edhe në kundërshtim me rregullat e Statutit të kësaj shoqate. Sipas vendimeve të marra dhe të bëra edhe publike në media, kjo Asamble e Përgjithshme e paligjshme, e përbërë me persona që nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate, ka vendosur midis të tjerash shkarkimin e znj. Voltana Ademi nga pozicioni i Kryetares së kësaj shoqate dhe zgjedhjen e z. Pjerin Ndreu si kryetar i kësaj shoqate”, nënvizohet në kërkesë.

Kryebashkiakja Ademi, kërkon nga Gjykata, refuzimin e kërkesës për regjistrimin si Organizatë Jofitimprurëse të Shoqatës së Kryebashkiakëve. Si dhe kërkon:

“refuzimin e regjistrimit të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimit të Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akti tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe çdo person tjetër si vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa e kryebashkiakes Voltana Ademi, drejtuar Gjykatës:

E nderuar gjykatë,

Nga z. Pjerin Ndreu, duke pretenduar se është zgjedhur Kryetar i ri i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, është kërkuar para jush, regjistrimi në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme, gjoja të kësaj shoqate, të datës 8.6.2021, mbledhja e së cilës është thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimit të Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 të po kësaj shoqate dhe cdo akti tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër.

Kërkuesit kanë të drejta dhe interesa të ligjshme që cënohen nga regjistrimi i mundshëm që është kërkuar në këtë proces, kjo Bashkia Shkodër, e përfaqëuar znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër, është anëtare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Po ashtu, znj. Ademi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë Shkodër është zgjedhur Kreytare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Po ashtu, me datë 8 qershor 2021, me vendimin Nr. 5 të Asamblesë së Përgjithshme të zgjedhur kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe të Vendimit të Komitetit Drejtues të datës 4 maj 2021 të po kësaj shoqate është rikonfirmuar ose rizgjedhur Kryetare e kësaj shoqate.

Në të njëjtën kohë, z. Pjerin Nderu si kryetar aktual i Bashkisë Lezhë, ka thirrur me datë 7 qershor 2021 nëpërmjet një njoftimi të dërguar me e-mail ka njoftuar mbledhjen e Kominitetit Drejtues të kësaj shoqate me datë 8 qershor 2021. Po ashtu, po me datë 8 në kundërshtim të hapur me statutin dhe ligjin, ka mbajtur mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj shoqate, ndonëse z. Ndreu dhe bashkia e tij nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate sipas kërkesave të ligjit dhe statutit të shoqatës dhe mbledhje të organizuar edhe në kundërshtim me rregullat e Statutit të kësaj shoqate. Sipas vendimeve të marra dhe të bëra edhe publike në media, kjo Asamble e Përgjithshme e paligjshme, e përbërë me persona që nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate, ka vendosur midis të tjerash shkarkimin e znj. Voltana Ademi nga pozicioni i Kryetares së kësaj shoqate dhe zgjedhjen e z. Pjerin Ndreu si kryetar i kësaj shoqate.

Në këto kushte, kur është organizuar një mbledhje asambleje në kundërshtim me rregullat e statutit të shoqatës dhe legjislacionin në fuqi, kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk janë anëtare dhe vendimet që kërkohen të regjistrohen, cënojnë haptazi dhe në mënyrë të paligjshme interesat e Bashkisë Shkodër si anëtare e kësaj shoqate, interesat e ligjshme të Kryetares së Bashkisë Shkodër, znj. Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, si dhe interesat e vetë shoqatës, sikurse do të arsyetojmë në vijim, në mbrojtje të interesave dhe të drejtave tona kushtetuese dhe ligjore, kërkojmë të bëhemi pjesë në këtë proces, duke kërkuar nga ana juaj që në fund të procesit, pasi të na keni dhënë mundësi të dëgjohemi dhe t’ju paraqesim provat përkatëse, të pranoni kërkesën e ndërhyrësit kryesore dhe të refuzoni kërkesën e kërkuesve në këtë proces. Në mbështetje të kësaj kërkesë për ndërhyrje, ju parashtrojmë ‘inter alia’ për arsyet si vijojnë:
FAKTET E ÇËSHTJES

Shoqata e Bashkive ka pasur në përmbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.

Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:
“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.

A. LEGJITIMI I NDËRHYRJES KRYESORE TË INTERESUAR

  1. Bashkia Shkodër e cila përfaqësohet nga znj. Ademi, si anëtare e kësaj shoqate ka të drejtë të kërkojë nga gjykata që në vlerësimin e kërkesave për regjistrim aktesh pranë regjistrit të OJF-ve të respektohet statuti i shoqatës dhe legjislacioni në fuqi, duke mos pranuar të regjistrohen vendime të marra nga persona që nuk u jep ligji dhe statuti një të drejtë të tillë, në shkelje të procedurave dhe rregullave statutore dhe që cënojnë të drejtat e anëtarëve. Konkretisht, Bashkia Shkodër, nuk është përfaqësuar nga znj. Ademi në kudnërshtim me nenin 8 të statuti, pasi nuk ka pasur njoftim për një Mbledhje Asambleje sikurse përcakton neni 12 i Statutit dhe kjo mbledhje nuk është zhvilluar të paktën 30 ditë pas Vendimit të Komitetit Drejtues, por ëshë zhvilluar me datë 8 qershor 2021 pa pasur asnjë njoftim paraprak dhe kur vendimi i Komitetit është marrë jo 30 ditë përpara sikurse parashikon ky nen. Pra aktet që kërkohen të regjistrohen janë haptazi në kundërshtim me statutin dhe me ligji.
  2. Personat që kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të thirrur nga z. Ndreu nuk janë zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe nuk mund të jenë përfaqësues të këtyre bashkive në shoqatë, për më tepër që këto bashki që pas zgjedhjeve të 30 qershorti 2019 janë larguar vullnetarisht nga shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe po ashtu, nuk kanë paguar kuotizacionet prej më shumë se 3 vitesh.
  3. Bashkia Shkodër ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e shoqatës dhe të zgjidhet e të zgjedhë, e drejtë e cila është shkelur nga kjo asamble e paligjshme dhe do të shkelje përfundimisht nëse vendimit e kësaj asambleje do të regjistroheshin pranë regjistrit të OJF-ve.
  4. znj. Ademi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë si anëtare e kësaj shoqate nuk është njoftuar rregullisht dhe i janë cënuar drejtpërdrejtë interesat e ligjshme duke e privuar nga qenia anëtare dhe drejtuese e shoqatës në kundërshtim me statutin dhe ligjin.
  5. Të drejtat dhe interesat e ligjshme të shoqatës cënohen haptazi nga këto akte dhe kjo shoqatë mund të drejtohet dhe përfaqësohet vetëm nga persona të zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe jo të parregullt sikurse janë personat që kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të paligjshme të thirrur nga z. Pjerin Ndreu.
  6. Ndërhyrja në këtë proces është i vetmi mjet procedural që ekziston dhe që u bën të mundur mbrojtjen efektive të të drejtave të Bashkisë Shkodër, Kryetares së Bashkisë Shkodër, Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetares së kësaj shoqate, znj. Ademi. Kjo e fundit legjitimohet si në kuadër të qenies anëtare e shoqatës dhe kryetare, ashtu edhe si kryetarja e rizgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e thirrur nga vendimi i Komitetit Drejtues të datës 4 maj 2021.
  7. Gjithashtu, ndërhyrësit kanë depozituar me datë 115.6.2021, kërkesë për regjistrim pranë regjistrit të OJF-ve të vendimeve të marra nga Asambleja e thirrur dhe e mbledhur rregullisht në të cilën ka marrë pjesë edhe znj. Voltana Ademi. Prandaj, në kuadër të parimeve të sigurisë juridike dhe ekonomisë gjyqësore, kjo gjykatë e nderuar që e ka regjistruar më parë kërkesën e z. Ndreu është e detyruar të shqyrtojë të dy kërkesat në një proces të vetëm pasi në të kundërt mund të përfundojë që të dy kërkesat të pranohen nga gjyqtarë të ndryshëm me disponime të ndryshme dhe në kohë të ndryshme.
  8. Neni 189 i K.PR.C. parashikon që ndërhyrësi kryesore paraqet bashke me kërkesën edhe kërkesëpadinë. Ndërkohë, neni 32 i po këtij kodi nuk bën dallimin midis një padie njohje dhe jo padie detyrimi, në kuptimin që procesi është vënë në lëvizje me anë të një kërkesë dhe jo padie, pra që nuk ka palë kundërshtare.

8.1 Gjykata e zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me ligjin në respetkim të neneve 14 dhe 16 etj të K.Pr.C. duke u kujdesur të thërras e dëgjojë cdo person të drejtat e të cilit mund të preken nga një proces, përtej përcaktimeve që bën pala në mjetin që zgjedh për të vënë në lëvizje gjykatë. Në fatk vetë pala në mjetin me anë të së cilës i drejtohet gjykatës (kërkesë ose kërkesëpadi), mund të mos përcaktojë me dashje, të përcaktojnë gabim, apo për arsye të tjera palët e tjera të mos përcaktojnë palët të cilave ju preken interesat dhe të drejtat e ligjshme nga kërkimet e bëra në këtë mjet. Gjithsesi, kjo nuk e shkarkon gjykatën nga detyra për të bërë pjesë të procesit personat e tretë që mund të mbrojnë interesat e tyre të ligjshme nëpërmjet ndërhyrjes kryesore ose dytësore.

8.2 Çdo person ka të drejtë të ndërhyrë në çdo proces për të kërkuar mos cenimin e të drejtave dhe interesave të ligjshme që mund të cenohen si pasojë e pranimit të kërkimeve të palës që ka vënë në lëvizje gjykatën, si dhe respektimin e statutit dhe ligjit në rastin konkret. Pra ky fakt e bën të domosdoshme legjitimin e kërkuesit Bashkia Shkodër, kryetares së Bashkisë Shkodër dhe Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë në këtë proces, pavarësisht mjetit procedural të zgjedhur nga pala për të vënë në lëvizje gjykatën që është një kërkesë ose padi njohje.

8.3 Doktrina dhe legjislacioni në fuqi në RSH njohin të drejtën për të qenë palë të një personi edhe në rastet e padive të njohjes ose kur bëhet kërkesë në kuptim të K. Pr.P. Kjo pasi vetë neni 32 i K.Pr.C. nuk bën dallimin midis kërkesës dhe kërkesëpadisë, pasi të dyja i quan padi ose mjete procedural me anë të së cilave kërkohet vënia në lëvizje e gjykatës dhe normalisht nuk mundet që mjeti i zgjedhur apo emërtimi i zgjedhur për mjetin nga pala që vë në lëvizje gjykatën t’i mohojë një palë të drejtën për tu dëgjuar dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interes e tij të ligjshme që cënohen nga një proces i tillë. Për ta konkretizuar, marrim rastin kur nga personi A ushtrohet kërkesë me objekt vërtetimin e faktit juridik që shtëpia e personit B, është ndërtuar nga A dhe jo B. Në këtë rast, sigurisht është e drejtë legjitime e B që të ndërhyjë në proces dhe të kërkojë rrëzimin e kërkesës, pasi cënon të drejtat e tij, pavarësisht qenies padi njohje ose kërkesë dhe jo kërkesëpadi. Po ashtu, në rrethana hipotetike, në rastin sikur vendimi që kërkohet të regjsitrohet nga kërkuesi në këtë proces dhe një javë më vonë një person i tretë të kërkonte dhe pretendonte regjistrimin e një vendimi tjetër në favor të tij, a do të kishte të drejtë kërkuesi në këtë proces vendimi i të cilit do të ishte i regjistruar, të ndërhynte në proces duke e pretenduar vetë një të drejtë të tillë?! Sigurisht, që po.

Pra gjykata duhet të pranojë se s’bën ndërhyrjen tonë dhe të legjitimojë ne si palë në këtë proces, pasi çdo vendim tjetër do të ishte i paligjshëm.

B. MERITAT E PRANIMIT TË KËRKIMIT

Mbledhja e Asamblesë së thirrur nga z. Ndreu është e paligjshme pasi është thirrur në kundërshtim me statutin në mungesë të një njoftimi sikurse kemi arsyetuar me lartë, pa kaluar të paktën 30 ditë nga mbledhja e Komitetit Drejtues, në këtë mbledhje kanë marrë pjesë persona jo anëtar, si dhe i është mohuar pjesëmarrja Kryetarës së Bashkisë Shkodër, znj. Ademi.

Personat që kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të thirrur nga z. Ndreu nuk janë zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe nuk mund të jenë përfaqësues të këtyre bashkive në shoqatë, për më tepër që këto bashki që pas zgjedhjeve të 30 qershorti 2019 janë larguar vullnetarisht nga shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe po ashtu, nuk kanë paguar kuotizacionet prej më shumë se 3 vitesh.

Bashkia Shkodër ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e shoqatës dhe të zgjidhet e të zgjedhë, e drejtë e cila është shkelur nga kjo asamble e paligjshme dhe do të shkelje përfundimisht nëse vendimit e kësaj asambleje do të regjistroheshin pranë regjistrit të OJF-ve.

znj. Ademi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë si anëtare e kësaj shoqate nuk është njoftuar rregullisht dhe i janë cënuar drejtpërdrejtë interesat e ligjshme duke e privuar nga qenia anëtare dhe drejtuese e shoqatës në kundërshtim me statutin dhe ligjin.

Të drejtat dhe interesat e ligjshme të shoqatës cënohen haptazi nga këto akte dhe kjo shoqatë mund të drejtohet dhe përfaqësohet vetëm nga persona të zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe jo të parregullt sikurse janë personat që kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të paligjshme të thirrur nga z. Pjerin Ndreu.

Përfundimisht, është e qartë që aktet që kërkohen të regjistrohen në procesin që po ndërhyjmë janë marrë në kundërshtim të hapur me statutin e shoqatës dhe ligjin dhe cënojnë hapur interesat e ligjshme të ndërhyrësve. Prandaj, regjistrimi i tyre duhet të refuzohet nga gjykata.

Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues. Pra ky vendim është krejtësisht i ligjshëm dhe duhet të pranohet nga gjykata për t’u depozituar në regjistrin e OJF-ve pranë kësaj gjykate.

Ndonëse gjykata e zhvillon këtë proces në dhomë këshillimi, bazuar në nent 1, 2, 3, 4, 5, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 14, 16, 18, 20, 24, 28, 29, 31, 32/a të K.Pr.C, parimit themelor për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe mbrojtjes së ligjshmërisë, kërkojmë që gjykata të thërras palët në seancë të rregullt gjyqësor ku të na jepet mundësia të dëgjohemi për pretendimet tona thelbësore dhe të na garantojë të gjithë të drejtat e tjera procedurale. Kjo pasi, rëndësia e cështjes që prek një shoqatë të karakterit kushtetues sikurse parashikon Kushtetuta krijimin e saj në nenin 109 të saj, si dhe natyra e cështjeve që shtrohen, kërkon me doemos respektimin e parimit të kontradiktoritetit dhe procesit të rregullt duke mundësuar dëgjimin e ndërhyrësve në këtë proces.

Për të gjithë shkaqet e sipërpërmendura, është e qartë që Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 dhe Vendimi i Komitetit Drejtues, të datës 4 maj 2021 të paraqitur nga znj. Ademi janë të ligjshme dhe duhet të pranohen për regjistrim, si dhe duhet të vendoset refuzimi i regjistrimit të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimit të Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe i cdo akti tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër si vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate

P Ë R S A M Ë S I P Ë R

Bazuar dhe në argumentet dhe provat që do të parashtrojmë në këtë proces, si dhe bazës ligjore të sipërcituar,

K Ë R K O J M Ë:

Pranimin e kërkesën për ndërhyrje kryesore të ndërhyrsve dhe në përfundim pranimin e kërkesës së kërkuesve për regjistrimin në regjistrin e Organizatave Jofitimprurëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 dhe të Vendimit të Komitetit Drejtues të datës 4 maj 2021, si dhe refuzimin e regjistrimit të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimit të Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akti tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe çdo person tjetër si vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

KËRKUES

Bashkia Shkodër
Përfaqësuar nga kryetarja
znj. Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër
Znj. Voltana Ademi

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë
Përfaqësuar nga kryetarja
znj. Voltana Ademi

Përfaqësuar bashkarisht me prokura të posaçme nga
Daci and Associates, Attorneys at Laë

Av. Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI

Previous Post

Holanda ndryshon qëndrim, mbështet integrimin e Shqipërisë: Ka bërë përparim të mjaftueshëm

Next Post

Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk ishte krim pasioni, por kanunor.

kopliku tv

Related Posts

“Çmimet e bursës së energjisë, nuk bëjnë dallime për rrogat e Spanjës apo Gjermanisë”, Rama flet për pagat: S’kemi bërë dallim mbi shpenzimet, por

8th October 2021

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush e zëvendëson Ardi Veliun

6th October 2021

Ambasada e SHBA: PD sot proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë

6th October 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra deklaroi se në mbrojtje të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha të cilin e cilësoi sërish ‘peng’ u sul e gjithë propaganda e qeverisë.

1st October 2021

“Basha shkëmbeu Berishën me dosjen e lobimit”, PD padit Kokalarin.

29th September 2021
Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin.

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online

25th September 2021

Debatet në PS-në e Shkodrës/ PD: PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndan plaçkën e masakrës zgjedhore, ndarja e politikës nga krimi prioritet kombëtar

23rd September 2021

Prezantohet në Shkodër drejtuesja politike e PS Edona Bilali, Gjiknuri: Nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar. Dialog me PD-në brenda institucioneve

23rd September 2021
Next Post
Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk ishte krim pasioni, por kanunor.

Shqiptari vrau të dashurin e ish-gruas në Belgjikë, gazetari: Nuk ishte krim pasioni, por kanunor.

Recommended

Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

30th June 2021

Qëlloi veten me plumb në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës autori i vrasjes së oficerit të Krimeve

28th September 2021

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Gjitha
  • Interesi Publik
  • Kronike
  • Moti
  • Ndryshe
  • Në Fokus
  • Politikë
  • Rajoni
  • SHËNDETI
  • Shkence
  • Sport
  • TEKNOLOGJI
  • Videos

Don't miss it

Daniel Kopsaj & Vilzana Parubi – Rreze Dashnie
Videos

Daniel Kopsaj & Vilzana Parubi – Rreze Dashnie

17th March 2023
Pjerin Gjondrekaj & Klodian Gjondrekaj – Çohu moj nuse banu gati
Videos

Pjerin Gjondrekaj & Klodian Gjondrekaj – Çohu moj nuse banu gati

25th January 2023
31 DHJETOR 2022 – ORA 21 00  / LIVE EVENT 2023
Videos

31 DHJETOR 2022 – ORA 21 00 / LIVE EVENT 2023

29th December 2022
Protesta del jashtë kontrollit, një person e qëllon me grusht Berishën në fytyrë
Videos

Protesta del jashtë kontrollit, një person e qëllon me grusht Berishën në fytyrë

6th December 2022
Artjola Toska – Une e jotja me nuk jam (Live Event 2022) 4K
Videos

Artjola Toska – Une e jotja me nuk jam (Live Event 2022) 4K

13th October 2022
Elvira Fjerza & Anjeza Ndoj – Coming Soon
Videos

Elvira Fjerza & Anjeza Ndoj – Coming Soon

1st October 2022
  m.me/tv.kopliku2003
  [email protected]
  http://www.kopliku.tv

HOME
AKTUALITET
RAJONI
POLITIKË
LIVE TV

www.kopliku.tv
   Call +355 211 22840
Adresa: Koplik,Qender

Recent Posts

  • Daniel Kopsaj & Vilzana Parubi – Rreze Dashnie

© 2021 Tv Kopliku Created By Myiptvforum

No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Sport
  • Bota
  • Biznes
  • Kronike
  • Gjitha
  • Live TV

© 2021 Tv Kopliku Created By Myiptvforum

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?