GJENEVA
Ka përfunduar pas disa orësh Samiti në Gjenevë që kulmoi me takimin mes Biden dhe Putin. Liderët e SHBA dhe Rusisë kanë mbyllur dhe raundin e dytë të bisedimeve.
Lajmi është bërë i ditur për mediat amerikane nga një zyrtar i Shtëpisë të Bardhë, ndërkohë ka dyshime nëse ky është fundi i këtij Samiti ose jo. I pari që u largua nga vila në Gjenevë ku po zhvillohet takimi ishte Biden.
Tashmë pritet që pas 4 orësh takim, dy Presidentët të japin konferenca të ndara për shtyp teksa ky ishte takimi i parë mes tyre si homologë.