Kryesia e Partisë Demokratike pritet që të mblidhet ditën e premte. Lajmi është bërë i ditur nga burime për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Osman Stafa.
Ky i fundit ka siguruar mesazhin që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Mësohet se mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 11:00, ndërkohë që Bardhi konfirmon se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet më 17 korrik.
NJOFTIMI I BARDHIT
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi