Në skenë kinematografike me protagoniste një 25-vjeçare e cila është munduar t’i shpëtojë policisë me 14 kile heroinë, janë shndërruar rrugët e Selanikut në Greqi.
Pa patentë dhe me 14 kile heroinë në makinë, pasi refuzoi të ndalonte në parullën e policisë, e reja me shpejtësi “skëterrë” përplasi makinën e uniformave blu dhe u largua për t’i shpëtuar arrestimit.
Skenat të cilat vijuan pasi filloi ndjekja i ngjasojnë më shumë një filmi hollywoodian aksion, se sa jetës reale.
Për të shpëtuar, vajza 25-vjeçare nuk llogariti asgjë dhe askënd! Ajo shkeli çdo rregull të qarkullimit rrugor, nga tejkalimi i shpejtësisë deri në lëvizjen në kundravajtje duke rrezikuar jetën e saj dhe të qytetarëve përreth.
Teksa ndjekja vazhdonte, e reja vendosi të “fluturojë” qeset e heroinës nëpër pika të ndryshme, në mënyrë që policia mos t’i zbulonte.
E reja nuk hoqi dorë edhe pasi policia arriti ta ndalonte, ajo i është “turrur” policisë duke ushtruar dhunë ndaj tyre.
Pavarësisht dinamikave të ngjarjes, gjithçka ndodhi vetëm në 5 minuta gjatë paradites djeshme!
Policia arriti të arrestonte të renë, pavarësisht se kjo nuk ishte dhe aq e lehtë!
Sipas mediave helene, e reja ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal mes Athinës dhe Selanikut.