Dy punonjës të elektrikut kanë humbur jetën paraditen e sotme, teksa po punonin në një nënstacion elektrik, në Roskovec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë. Sipas policisë, 50-vjeçari me iniciale Gj.D. dhe 64-vjeçari me iniciale B.S. kanë qenë duke punuar, kur një shtyllë e tensionit të lartë i zuri poshtë. Të dy punonjësit nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve të marra.
Në vendngjarja ka mbëritur grupi hetimor, i cili po punon për shkakun e këtij incidenti tragjik.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.