Edhe këtë të hënë maturantët kanë protestuar në të gjithë vendin, pas vështirësive dhe problematikave që ata hasën në provimin e matematikës.
Ata nënvizuan se pyetjet ishin jashtë programit mësimor, koha e pamjaftueshme dhe shkalla e vështirësisë së testit ishte e lartë. Për këto arsye të cilat u cenojnë maturantëve mesataren dhe degët që ata kanë zgjedhur për të studiua janë ngritur në protesta të pandërprera në të gjithën vendin.
Një ndër kërkesat e tyre është rivlerësimi i pragut të pikëve për secilën pyetje, pikë kjo që u aprovua nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ministrja Kushi tha në një deklaratë për medie që pas rivlerësimit që iu bë pyetjeve të testit, u vendos të ulet pragu i pikëve.
Por maturantët vazhduan protestat dhe u shprehën mosbesues ndaj ministres.
‘Ai është thjesht një mashtrim i ministres, po mundohen që të marrin këto vendime për të hequr vëmendjen nga kjo situatë’, tha një nga maturantët.