Maturantët të cilët kanë nisur një protestë diten e djeshme janë zhvendosur nga ambjentet para ministrisë së Arsimit tek godina e Kryeministrsë.
Ata e konsiderojnë të një niveli vështirësie të lartë testimin e matematikës.
Dje dhe sot protestës i janë bashkuar prindër dhe mësues, të cilët thonë se testimi që shkoi keq ka ndikuar dhe në gjendjen emocionale të maturantëve, të cilët brenda disa ditësh do të duhet të japin dhe provimin e lëndëve me zgjedhje.