Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka mashtruar publikisht jo vetëm demokratët por, mbarë opinionin publik, kur ka dalë e ka folur për pjesëmarrjen e anëtarëve demokratë në zgjedhjet e PD.
Gjana deklaroi se deri në orën 13.00 në qendrat e votimit kanë votuar 23.536 anëtarë.
Por, sipas të dhënave nga stafet e kandidatëve, rivalë të Lulzim Bashës, jo nga shifrat e manipuluara të Jemin Gjanës kanë votuar 13 700 persona deri në orën 14.00.
Shifrat e dhëna nga Jemin Gjana janë të manipuluara dhe të pavërteta.
Kandidatët rivalë të Lulzim Bashës, kanë vëzhguesit e tyre dhe kanë të marrë të dhëna zyrtare nga çdo qendër votimi.
Pjesëmarrja e raportuar nga Gjana, s’ është gjë tjetër, veçse manipulim që kërkon të justifikojë Lulzim Bashën dhe rritjen fiktive të 50 përqind të anëtarësisë.
Kjo faktohet edhe nga të dhënat e uljes së listës së zgjedhësve në PD,që në 2017 u tha zyrtarisht se janë 103,000 anëtarë ndërsa në 2021, u deklaruan 75 000 mijë anëtarë.
Për të bërë të mundur një manipulim që pjesëmarrja të shkojë mbi 38 000 mijë, pra që të justifikohet afër 80 përqind e anëtarësisë.
Në fakt nga pjesëmarrja që duket nuk pritet të votojnë më shumë se 25 000 vetë.
Pra, 25 përqind e listës së anëtarësisë së 2017 dhe gati 30 përqind e listës së anëtarësisë së vitit 2021.
Këto fakte tregojnë se dalja e Jemin Gjanës është një mashtrim publik, për demokratët.
Kështu i mashtruan edhe në 2017 dhe përfunduan në 2021 me atë rezultat që morën.
Duke i mashtruar me listat e anëtarësisë dhe me numrin e pjesëmarrësve, thjesht dhe vetëm po gënjejnë veten , duke sjellë atë që po presin shumica e njerëzve, përgatitjen e terrenit për humbjen e Lulzim Bashës, për humbjen në vitin 2025.