Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një 1 viktimë e Covid, ndërsa ka pasur 7 raste të reja infektimi.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës. Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sakaq sot u vaksinuan dhe drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës, kryeparlamentari dhe presidentja.