Në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në bregdet, Policia e Himarës ka arrestuar një person në Qeparo.
Autoritetet sqarojnë se është kapur në flagrancë Petraq Pali për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith” në Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet.
Ndërkohë më herët në pranga kanë rënë dhe dy persona në Durrës, të cilët janë kapur duke ndërtuar pa leje në bregdet