Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Harxhi ka falenderuar të gjithë demokratët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe, ndërsa shtoi se forca dhe energjia që ka marrë nga të gjithë do të përkthehet në ndryshim dhe vizion të ri në 13 qershor.
“Respekt dhe mirënjohje të pakufishme për të gjithë demokratët anembanë Shqipërisë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në këtë fushatë. Ju më keni dhënë energji, forcë dhe shpresë e cila më datë 13 Qershor do të përkthehet në ndryshim dhe vizion të ri”, shkruan Harxhi.