TIRANË
Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i DASH, Ned Price, përmes një mesazhi në “Twitter”, ku shkruan se Departamenti Amerikan është i përkushtuar për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan zëdhënësi i DASH.
We support the opening of EU accession negotiations with North Macedonia and Albania without delay. We are engaging at the highest levels of government to demonstrate our commitment to the aspirants' European paths.
— Ned Price (@StateDeptSpox) June 10, 2021