Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median e njohur serbe “Euroneës”, ku ka folur për shumë çështje të rajonit, duke u ndalur kryesisht te dialogu mes Kosovë dhe Serbisë, si dhe ideja për “Shqipërinë e Madhe”.
I pyetur nga gazetari i televizionit serb se si e shihte qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për të paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Serbinë për Gjenocid, Rama u shpreh se kjo është një rrugë e komplikuar duke mos e mbështetur si ide.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka publikuar dhe intervistën e kreut të qeverisë e quan argat i Vuçiç dhe armik të Kosovës.
“Heq masken argati i Vuçiç, si armik i Kosoves mohon genocidin serb ndaj shqiptarve ne Kosove. Ndiqeni intervisten e tij! sb”, shkruan ai.