Kadidati për kreun e PD Agron Shehaj është shprehur se arsyeja që Lulzim Basha humbi në zgjedhje ka qenë besimi. Sipas tij, demokratët kanë në dorë që të ndryshojnë ekip apo të zgjedhin përsëri Lulzim Bashën.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Shehaj ka shprehur bindjen se nëse PD nuk ndryshon liden nuk mund të fitojë.
“E vërteta është e thjeshtë: shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njejtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demorkatike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, ka shkruar Shehaj