Kryeministri Rama ka komentuar takimin me Viktor Orban ku u arrit dhe marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit mes dy vendeve. Rama thotë se sot ishte një ditë e veçantë pune me Orban. Ai thekson se Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.
Postimi i Ramës:
Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.
