Kur kishin mbetur vetëm pak ditë nga shpallja e fituesit të ankandit për privatizimin e Vllaznisë, ky proces është stopuar.
Siç mësohet, vendimi ka ardhur nga Komisioni i Prokurimit Publik i cili ka dhënë një urdhër ndaj Bashkisë për të ndaluar vijimin e proçesit deri ne verifikimin e nje ankimimi.
Ky ankimim është bërë nga njëri prej kandidatëve të ankandit, Almiro Gurakuqi i cili në një bashkim me një kompani tjetër bënë ofertën në ankand.
Si rezultat, KPP ka pranuar ankimimin dhe urdhëron pezullimin e procesit deri në verifikimin e kësaj kërkese teksa ka kërkuar nga Bashkia Shkodër vënien në dispozicion te të gjithë dokumentacionit për ecurinë e ankandit dhe të jepen argumentet për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të bëra në ankand.
Rreziku më i madh që mund të vijë është që i gjithe proçesi të mund të rinisë nga e para dhe të zgjasë në kohë.