Ish-komandanti i ushtrisë së serbëve në Bosnje-Hercegovinë , Ratko Mladiç dënohet me burgim të përjetshëm.
Apeli i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në 2017.
Ai akuzohet për gjenocid, vrasje e krime lufte në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes. Për shumë vite ai u arratis derisa në 2011 u vetëdorëzua në Polici dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që zgjati deri në 2016.