Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur pezullimin nga detyra të Elnekelda Kapedanit deri në përfundim të hetimeve, pas video të publikuara në TikTok, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari, ndonëse Kapedani nuk ka qenë e atij mendimi.
E përlotur në seancë, në mbrojtje të vetes së saj, Kapedani tha se e gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Kapedani tha se ajo po “bëhet kokë turku e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.
Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik. Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion”, tha ajo në seancë.
Nisur nga kjo, përpara se të pezullohej, njoftoi vendimin se ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv.kryetares së Gjykatës së Elbasanit.