Zona e Reçit në Shkodër është e njohur për prodhimin e gështenjës por edhe të mjaltit. Grerëza e zezë, sidomos në verë, është kthyer në një rrezik për shkak të dëmeve që sjell.
Si zgjidhje, për të dytin vit radhazi është zgjedhur për ta luftuar një insekt i krijuar në kushte laboratorike, duke përjashtuar pesticidet.
Pas ngritjes së alarmit nga banorët e zonës, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka inspektuar nisjen e fushatës për hedhjen e insektit.
“Mbrojtësi biologjik është një mbrojtës jo shumë i përhapur, është prodhuar në Amerikë dhe Japoni dhe vjen e shpërndahet në Europë. Beteja për ta siguruar mbrjotësin biologjik nuk është aq e lehtë.”