Monday, September 25, 2023
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Kronike
  • Biznes
  • Bota
  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport
  • Live TV
No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet

    Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

    Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në subjektet që kanë zënë rërën pa leje

    Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Së shpejti radarë të tjerë, kamera e mjete të pauniformuara

    Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj” – Protestë për familjen Gushi

    Humbi jetën bashkë me prindërit dhe motrën në aksident/ Rrëfimi i Anastasias së vogël në ditarin që u gjet në makinë: Për 15 ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur

    Ndreu i përgjigjet Ademit: Vendimmarrja merret me shumicën e anëtarëve, jo me humorin tënd politik

    S’e rruaj për ju, jeni legena” – Tre policë kallëzojnë penalisht Pjerin Ndreun

  • Rajoni

    Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

    Lajmi tronditës nga Greqia/ Mediat: 20-vjeçaren Caroline e vrau burri i vet

    Karakteri i errët i pilotit me fytyrë engjëllore, psikiatri: Babis Anagnostopoulos një njeri pa ndjenja, nuk kërkon falje, sepse s’pendohet kurrë

    Prokuroria i heq kujdestarinë pilotit grek, foshnja do të qëndrojë për 30 ditë me familjen e Caroline, fjalën e fundit e ka Gjykata

    Babai i vrau mizorisht nënën, sot përcaktohet kujdestaria për vajzën 11-muajshe të Caroline

    Lëkundje tërmeti me mangitudë 4.3 të shkallës rihter në Malin e Zi, ja ku ishte epiqendra

    Njolla e gjakut e nxori zbuluar, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan. I akuzuar shqiptari me dy emra i dënuar për drogë në Greqi

  • Politikë

    5 bashki pa kryetar, ish-konstitucionalisti: Duhen zgjedhje të parakohshme

    Basha nga Brukseli: Kemi mbështetje të madhe nga PPE, betejë për shqiptarët

    Reagimi i PD: Regjimi lau duart, nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit

    Berisha për IFIMES: Non grata në SHBA pa fakte, vendim i ndikuar nga Soros

    ’Gati për Shqipërinë’’, Rama me aplikantët: Interesimi më i lartë nga çfarë prisnim, shprehje besimi për mua, nuk do ju zhgënjejmë

    Celibashi prezanton raportin e KQZ për 2020: 38 kandidatë të subjekteve politike refuzuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit

  • Kronike
  • Biznes
    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    “Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

    “Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

  • Bota

    Italia i thotë “lamtumirë” maskave në ambientet e hapura, hyn në fuqi vendimi

    Shembja e pallatit 12-katësh në Florida, 159 qytetarë rezultojnë ende të zhdukur. Vijojnë kërkimet nën rrënoja

    Përdhunoi vajzat e mitura dhe dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Itali

    SHBA, shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Miami, dyshohet për disa të vdekur

    Rusia qëllon ndaj anijes britanike në Detin e Zi, BBC: Ja mesazhi që dha

    COVID-19/ Ky shtet europian ndodhet përballë kërcënimit të variantit indian

    COVID-19/ Ky shtet europian ndodhet përballë kërcënimit të variantit indian

  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport

    Kualifikim dramatik i Ukrainës, Suedia bie në fund! Sheva sfidon Anglinë

    Historike për Anglinë, mposht Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale të Evropianit

    Doja të ndihmoja skuadrën por s’ia dola”, Mbappe reagon pas eliminimit të Francës: E vështirë të qetësohem, por ky është futbolli

    Zvicera ben surprizen e madhe, nxjerr Francen jashte Europianit

    Spanja e bën dramë, shënohen 8 gola në ndeshjen me Kroacinë, iberikët presin fituesin e Francë-Zvicër

    Cristiano i jep lamtumiren Evropianit 2020

  • Live TV
No Result
View All Result
Tv Kopliku
No Result
View All Result
Home Politikë

13 qershori, testi i parë pas masakrës zgjedhore.

primenewsal by primenewsal
6th June 2021
in Politikë
0
13 qershori, testi i parë pas masakrës zgjedhore.
588
SHARES
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot tek zgjedhjet e 13 qershorit për postin e drejtuesit të kësaj partie.
Gjatë një takimi me demokratë të qarkut të Elbasanit, lideri demokrat tha se 13 qershori është testi i parë pas masakrës zgjedhore që demokratët do të dëshmojnë se janë në këmbë.

Mes të tjerash ai tha se PD është e vendosur që të vijojë betejën kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

“Dhe kështu me gjithë rikthimin në jetë të sigurimit të shtetit dhe metodave të sigurimit të shtetit, survejimit të qytetarëve, se ajo që ka dalë në Tiranë në fakt ka ndodhur anembanë Shqipërisë, me të gjithë pushtetet e mbajtura në një dorë përfshirë futjen nën thundër të sistemit të drejtësisë, me gjithë ndryshimet në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor, me të gjithë mediat më një përjashtim të rrallë të nënshtruara, me të gjithë oligarkinë me vete, me të gjithë bandat me vete, me të gjithë eksodin masiv të shqiptarëve. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Librazhd sikundër kudo në Elbasan dhe në Shqipëri, me të gjithë shpërdorimin e parave të rindërtimit që e patë sesi atyre që i lanë dy dimra nëpër çadra në mënyrë jo transparente dhe pa e ditur fare nëse përputhet me dëmet apo jo brenda 5 ditëve i dhanë 89 herë më shumë para se çfarë kishin dhënë në, që nga tërmeti, me gjithë policinë që në vend të mbronte ligjin dhe qytetarët, në rastin më të mirë përkuli para bandave, në rastin më të keq siç ishte rasti i Librazhdit dhe i Elbasanit, ju shërbente bandave dhe i mbronte bandat.

Me gjithë lejet që dhanë për të mbjellë kanabis, me gjithë lejet, hashashin për vota , me gjithë legalizimet në këmbim të votës, ndërtimet pa leje në këmbim të votës, me gjithë mbylljen e kufirit për emigrantët, karantinë e papritur katër pesë ditore sa kaluan zgjedhjet, me gjithë aleancën me krimin, me të gjitha këto falë sakrificës tuaj, falë punës tuaj, falë vetëmohimit tuaj diferenca mes dy palëve ishte më pak se gjysma e fletëve të pavlefshme si rezultat i marifeteve, i heqjes së emrave nga fletët e votimit, i shkurtimit të emrave të fletës së votimit, pra i heqjes de facto edhe të asaj forme të koalicionit që kishin rënë vetë dakord në tetor ta lejonin ose e barabartë me votat e dhëndrit dhe djalit të Aqif Rakipit. Në këtë betejë miqtë e mi unë e di që jeni futur me zjarr në shpirtin tuaj dhe nga ai zjarr keni ndezur flakën e shpresës tek qytetarët që të themi të vërtetën kishte dy vjet po venitej. Dolët në këtë betejë dhe dolët në këtë betejë jo për mua, as për kandidatin për deputet, as për karriget tuaja, as për pushtetin tuaj, por dolët për qytetarët dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besuan, pse qytetarët na ndoqën anembanë Shqipërisë dhe këtu në Librazhd.”, tha Basha.

Me tej ai shtoi se; “Ndaj më 25 prill nuk është kryer thjesht një garë e pabarabartë, madje nuk është as masakra zgjedhore gjëma më e madhe që i ka ndodhur vendit, por është rënia e demokracisë dhe ndalja e përkohshme e vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Demokraci do të thotë respekt i vullnetit të shumicës. Shumica e shqiptarëve e donin ndryshimin më 25 prill, e duan edhe më shumë sot, shumica prej tyre vendosën ta ndiqnin si këtu në Gramsh ku numri i votave u dyfishua, pavarësisht prej masakrës zgjedhore. Ndërsa një pjesë prej tyre u trysnuan, u kërcënuan, u intimiduan, u detyruan të qëndrojnë larg përmes mekanizmave që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Rënie e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra ne jemi familja politike trashëgimtarë e Lëvizjes së Dhjetorit, ne jemi familja politike që rrëzuam komunizmin dhe sollën demokracinë, që futën Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në NATO, që hoqëm vizat dhe që de fakto realizuam statusin kandidat për në Bashkimin Europian, që bëmë zhvillimin ekonomik më të shpejtë në tre dekada, që dyfishuam rrogat e mësuesve, pensioneve dhe rrogat në të gjithë sektorin publik, që thithëm investimet më të mëdha strategjike siç është TAP-i apo Devolli.

Çdo arritje ka vulën tonë dhe kjo nuk është rastësi. Asnjë arritje nuk është kryer në qeverisjen e Partisë Socialiste ndonëse kemi ndarë faktikisht pothuajse përgjysmë, ata pak më shumë këto 30 vite pluralizmi. Dhe kjo nuk është rastësi. Nuk mund të jetë rastësi, mund të jetë rastësi herën e parë, herën e dytë, herën e tretë. Ky është produkti i dy mendësive krejtësisht të ndryshme. Ne jemi të bashkuar sepse kemi lindur si një forcë për t’i shërbyer njerëzve. Ndaj më vjen shumë mirë që gjatë kësaj gare që më kanë çuar nga jugu në veri e sot në gjirin tuaj e përsëri do të vazhdoj nesër në veri, kam parë se si gjendja shpirtërore e demokratëve është transformuar. Njeriu kur kalon momente të tilla tronditje siç ishte 25 prilli, siç është edhe 31 marsi i 91, kalon në disa faza, mosbesim, dëshpërim, zhgënjim, tronditje, zemëratë, të cilën e kam parë veçanërisht javën e fundit të shkëndijë nga sytë tuaj demokratëve dhe jo vetëm për dhe pastaj vendosmëri për të mos e pranuar padrejtësinë dhe për të bërë të gjithë së bashku që të shkojë haka tek i zoti dhe i zoti janë shqiptarët që meritojnë dhe do të kenë patjetër ndryshimin për të cilin votuan me 25 prill.

Miqtë e mi sfidat tona janë më të mëdha se para 25 prillit, por fuqia jonë është më e madhe, bashkimi ynë është më i madh. Më vjen mirë që e shoh këtë bashkim ne bazë kudo, baza demokrate është e qartë, baza demokrate është e vendosur. Kjo gare është një vlerë më shumë për ne dhe familjen tonë. Jemi e vetmja parti që bën garë, që bën debat, që ka konkurrencë. Ndaj, ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit. Siç ka avantazhet e veta, kjo garë e cila na diferencon me kundërshtarin që ka vite që nuk s’bën edhe sikur bënë zgjedhje në partinë e vet, ka dhe disavantazhet e veta. Disavantazhi kryesor është që rreziku i dorëzimit përball ndokujt që e shikon 25 prillin si fitore të Edi Ramës dhe jo si masakër zgjedhore mund të lindi një farë të re përçarje mes nesh. Ndaj thirrja ime ndaj çdokujt që mund t’i jetë errësuar mendja është të mos gjej kot arsye për t’i rënë me shkelmë sakrificës së demokratëve të Cërrikut apo për të prishur atë që kemi ndërtuar me 4 vjet sakrificë. Le t’i lëmë mënjanë mllefet dhe inatet personale.

Ndaj ftesa ime është një dhe vetëm një: ne kemi një kundërshtar, armikun e egër të demokracisë, armikun e egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është beteja jonë, po në këtë betejë nga 13 qershori jam i sigurt siç e kam par me sytë e mi nga Saranda në Tropojë baza është e bashkuar dhe do të dal e bashkuar, ndaj ju kërkoj që në 13 qershor të merrni vendimet tuaja individuale me ndërgjegje të pastër politike, të vendosni që të dalim të bashkuar nga kjo betejë, të vendosim që të vazhdojmë misionin me të cilin na kanë ngarkuar bashkëqytetarët, se nuk ka as në Cërrik, as në Elbasan, as në Shqipëri, as në botë forcë tjetër për t’i bërë ballë dhe për ta rrëzuar këtë regjim përveç jush, përveç nesh, përveç Partisë Demokratike. Ju bëj thirrje të votoni për ta vazhduar këtë betejë deri në fund dhe ju kërkoj të më jepni besimin ta drejtoj këtë betejë deri në fund.

Post Views: 175
Previous Post

Presidenti i PE, Sassoli: BE të mbajë premtimet, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e saj!

Next Post

Trump kritikon politikat e Biden, bën thirrje për dëmshpërblime Covid-19 nga Kina 10 trilionë dollarë.

Next Post
Trump kritikon politikat e Biden, bën thirrje për dëmshpërblime Covid-19 nga Kina 10 trilionë dollarë.

Trump kritikon politikat e Biden, bën thirrje për dëmshpërblime Covid-19 nga Kina 10 trilionë dollarë.

Recommended

Mbi 7000 demokratë në Shkodër, drejt kutive të votimit

Mbi 7000 demokratë në Shkodër, drejt kutive të votimit

13th June 2021
Virusi i rrezikshëm në Kinë/ Gazetarja kineze për TCh: Ja çfarë po ndodh deri më tani!

Virusi i rrezikshëm në Kinë/ Gazetarja kineze për TCh: Ja çfarë po ndodh deri më tani!

23rd January 2020

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Gjitha
  • Interesi Publik
  • Kronike
  • Moti
  • Ndryshe
  • Në Fokus
  • Politikë
  • Rajoni
  • SHËNDETI
  • Shkence
  • Sport
  • TEKNOLOGJI

Don't miss it

Rajoni

Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

30th June 2021
Kronike

U kap me 17 kilogramë heroinë në kamion ne doganen e Hanit te Hotit, Gjykata e Durrësit lë në burg shoferin

30th June 2021
Aktualitet

Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

30th June 2021
Aktualitet

Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në subjektet që kanë zënë rërën pa leje

30th June 2021
Kronike

Grabitja në Fushë Krujë, policia jep detaje:

30th June 2021
Aktualitet

Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Së shpejti radarë të tjerë, kamera e mjete të pauniformuara

30th June 2021
  m.me/tv.kopliku2003
  [email protected]
  http://www.kopliku.tv

HOME
AKTUALITET
RAJONI
POLITIKË
LIVE TV

www.kopliku.tv
   Call +355 211 22840
Adresa: Koplik,Qender
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Kronike
  • Biznes
  • Bota
  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport
  • Live TV

© 2023 kopliku.tv

No Result
View All Result
  • Contact
  • Full Post Style
  • Home 1
  • My account
  • Shop
  • Tv kopliku Live

© 2023 kopliku.tv

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?