Të veshur me bluza kuqezi, dalin fotot nga momenti i gjetjes së dy turistëve që kishin humbur në Valbonë; ndihmoi shumë qeni i policisëDy turistët e huaj që kishin humbur rrugën në Parkun Kombëtar të Valbonës janë gjetur ditën e sotme nga efektivët e policisë.Pas kërkimeve të shumta dhe intensive të Policisë së Tropojës, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Në lokalizimin e tyre ndihmesë të madhe luajti dhe roli i qenit të policisë.Siç shihet dhe nga fotot turistët e veshur me bluzën e Shqipërisë, pozojnë të buzëqeshur me efektivët e policisë së Dretorisë Vendore të Kukësit.Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit dhe u shoqëruan drejt automjetit të tyre.Njoftimi i Policisë paraditen e sotme:Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.