Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.
Sipas vendimit të Kushtetueses, “është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar”.
“Si përfundim, Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit.
Si përfundim, Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila u shkarkua pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në mbrëmjen e 27 qeshorit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat.