Ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama, kryedemkrati Lulzim Basha e sheh si një hile dhe mashtrim me qëllim asgjësimin e PD-së. Nga takimi me demokratët e Tiranës, Basha tha se nuk do njohë rezultatin e 25 prillit, edhe pse kjo deklaratë e tij rezulton kontradiktore, pasi ai ka pranuar që të hyjë në parlamentin e ardhshëm.