Thomas Brdariç largohet nga Vllaznia. Të paktën sipas mediave në Kosovë e kryesisht “Indeksionline”. Trajneri gjerman drejtoi skuadrën shkodrane këtë sezon dhe e renditi në vendin e dytë në kampinonat ndërsa fitoi edhe Kupën.
Ballkani për momentin është pa trajner pas largimit të Shkëmbit, ndërsa tani kanë arritur akordin me teknikun e Vllaznisë. Ngelet për t’u parë në ditët në vijim pasi Brdariç u shpreh se dëshiron të vazhdojë në krye të Vllaznisë, por gjithçka mund të ndryshojë gjatë ditëve në vijim.