Në prag të çeljes së sezonit turistik, Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, zhvilloi takimin e dytë koordinues për nxitjen dhe zbatimin e masave për menaxhimin e një sezoni turistik sa më cilësor dhe të suksesshëm.I pranishëm në takim ishte zv.Ministri i Brendshëm, z.Besfort Lamallari, së bashku me kryetarë të Bashkive te Qarku Shkodër, drejtues vendorë të Policisë dhe IKMT.




Në takim u diskutua mbi rëndësinë e zbatimit të Planit të Veprimit për sezonin e ri turistik 2021, si dhe nxitjen e aktorëve publik për bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe IKMT për çështjen e ndërtimeve pa leje sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Në cilësinë e Zv. Ministrit të Brendshëm, z.Besfort Lamallari theksoi rolin që kanë strukturat përgjegjëse në drejtim të menaxhimit të sezonit turistik si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në garantimin e mbrojtjes së territorit. Në përfundim të takimit nga ana e Prefektit u kërkua krijimi i urave të bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të reja në funksion të garantimit të kushteve, sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist në Qarku Shkoder