Vendimi vjen pasi Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimeve disiplinore për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit. Disa prej videove dyshohet të jenë filmuar në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit dhe ambiente të tjera.
Në pamjet e tjera të dala sot ajo shfaqet në makinë dhe ashensorë duke ekspozuar linjat trupore dhe duke bërë veprime të ndryshme. Në video duken dy raste, kur gjyqtarja tregon gishtin e mesit, ndërsa në një moment tjetër shfaqet duke bërë shenjën e pistoletës. Në sfond dëgjohet muzika ritmike, shqiptare dhe të huaja, me të cilat gjyqtarja kërcen dhe argëtohet.
Fillimisht ka mohuar publikimin e videove, duke mos pranuar ekzistencën e një profili personal në rrjetin social “Tik Tok”. Publikimi i tyre ka vënë në lëvizje Institucionet e Drejtësisë në vend. Fillimisht, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi fillimin e një hetimi disiplinor ndaj Enkeleda Kapedanit. E më pas një reagim i ashpër erdhi nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që kërkon edhe hetim të pasurisë së saj.