Yuri Kim: PD është mbështetur gjithmonë nga SHBA.
Agron Shehaj lidhja me amerikanët do forcohet edhe më shumë
Postimi i Shehajt ne Fb:
Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.
Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.
Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.