Thursday, September 21, 2023
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Kronike
  • Biznes
  • Bota
  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport
  • Live TV
No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet

    Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

    Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në subjektet që kanë zënë rërën pa leje

    Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Së shpejti radarë të tjerë, kamera e mjete të pauniformuara

    Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj” – Protestë për familjen Gushi

    Humbi jetën bashkë me prindërit dhe motrën në aksident/ Rrëfimi i Anastasias së vogël në ditarin që u gjet në makinë: Për 15 ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur

    Ndreu i përgjigjet Ademit: Vendimmarrja merret me shumicën e anëtarëve, jo me humorin tënd politik

    S’e rruaj për ju, jeni legena” – Tre policë kallëzojnë penalisht Pjerin Ndreun

  • Rajoni

    Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

    Lajmi tronditës nga Greqia/ Mediat: 20-vjeçaren Caroline e vrau burri i vet

    Karakteri i errët i pilotit me fytyrë engjëllore, psikiatri: Babis Anagnostopoulos një njeri pa ndjenja, nuk kërkon falje, sepse s’pendohet kurrë

    Prokuroria i heq kujdestarinë pilotit grek, foshnja do të qëndrojë për 30 ditë me familjen e Caroline, fjalën e fundit e ka Gjykata

    Babai i vrau mizorisht nënën, sot përcaktohet kujdestaria për vajzën 11-muajshe të Caroline

    Lëkundje tërmeti me mangitudë 4.3 të shkallës rihter në Malin e Zi, ja ku ishte epiqendra

    Njolla e gjakut e nxori zbuluar, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan. I akuzuar shqiptari me dy emra i dënuar për drogë në Greqi

  • Politikë

    5 bashki pa kryetar, ish-konstitucionalisti: Duhen zgjedhje të parakohshme

    Basha nga Brukseli: Kemi mbështetje të madhe nga PPE, betejë për shqiptarët

    Reagimi i PD: Regjimi lau duart, nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit

    Berisha për IFIMES: Non grata në SHBA pa fakte, vendim i ndikuar nga Soros

    ’Gati për Shqipërinë’’, Rama me aplikantët: Interesimi më i lartë nga çfarë prisnim, shprehje besimi për mua, nuk do ju zhgënjejmë

    Celibashi prezanton raportin e KQZ për 2020: 38 kandidatë të subjekteve politike refuzuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit

  • Kronike
  • Biznes
    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    “Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

    “Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

  • Bota

    Italia i thotë “lamtumirë” maskave në ambientet e hapura, hyn në fuqi vendimi

    Shembja e pallatit 12-katësh në Florida, 159 qytetarë rezultojnë ende të zhdukur. Vijojnë kërkimet nën rrënoja

    Përdhunoi vajzat e mitura dhe dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Itali

    SHBA, shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Miami, dyshohet për disa të vdekur

    Rusia qëllon ndaj anijes britanike në Detin e Zi, BBC: Ja mesazhi që dha

    COVID-19/ Ky shtet europian ndodhet përballë kërcënimit të variantit indian

    COVID-19/ Ky shtet europian ndodhet përballë kërcënimit të variantit indian

  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport

    Kualifikim dramatik i Ukrainës, Suedia bie në fund! Sheva sfidon Anglinë

    Historike për Anglinë, mposht Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale të Evropianit

    Doja të ndihmoja skuadrën por s’ia dola”, Mbappe reagon pas eliminimit të Francës: E vështirë të qetësohem, por ky është futbolli

    Zvicera ben surprizen e madhe, nxjerr Francen jashte Europianit

    Spanja e bën dramë, shënohen 8 gola në ndeshjen me Kroacinë, iberikët presin fituesin e Francë-Zvicër

    Cristiano i jep lamtumiren Evropianit 2020

  • Live TV
No Result
View All Result
Tv Kopliku
No Result
View All Result
Home Politikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Lushnja: rrëzim një orë e më parë të regjimit Rama-Doshi

primenewsal by primenewsal
1st June 2021
in Politikë
0
Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Lushnja: rrëzim një orë e më parë të regjimit Rama-Doshi
590
SHARES
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se opozita nuk do të bëjë asnjë bashkëpunim, me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve.

Basha theksoi se PD dhe populli shqiptar do jenë të vendosur, deri në rrëzimin e regjimit Rama

Fjala e kreut të PD-së në Lushnjë:

Dua ta nis me një falënderim nga zemra për gjithsecilin prej jush, për themeluesit, për qëndrestarët, për drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike këtu në degën e Lushnjës, për zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, për të rinjtë dhe të rejat e forumit të Partisë Demokratike dhe për të gjithë aktivistët dhe anëtarët tanë anembanë për sakrificën, për punën vetëmohuese, për përkushtimin e madh në këtë betejë të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë të 30 viteve pluralizëm.

Vij këtu me një mirënjohje të madhe ndaj jush. Dhe natyrisht që jam i lumtur që ndodhem mes jush, ndonëse nuk jam i lumtur që ndodhemi në rrethana të tjera nga ato që na donte zemra ne dhe shumicës së shqiptarëve.

Fal, pra, këtij turi kam patur mundësinë jo vetëm t’ju takoj në këtë ditë, në këtë javë të ngarkuara për demokratët, për shqiptarët dhe për të gjithë vendin, javë të një shoku dhe tronditje të thellë, por po kështu t’ju shpreh se me fjalët me qëndrimet tuaja mbushem me krenari. Për forcën dhe fuqinë e shpirtit tuaj që e demonstroni në momente të tilla të vështira, që është në fakt edhe sekreti i besimit që qytetarët e Lushnjës patën tek Partia Demokratike, patën tek shqiptarët dhe po kështu që si drejtues i kësaj force politike, i lënduar siç jam dhe siç jeni thellësisht në zemrat tona, prapë se prapë padrejtësia dhe masakra e 25 prillit nuk na ka mposhtur por na ka bërë edhe më të vendosur për të vazhduar ballëlartë luftën deri në fitore, deri në largimin e këtij regjimi, deri në triumfin e demokracisë.

Sikurse ballëlartë t’ju gjej, pavarësisht se të zemëruar e të mërzitur, sepse jam i bindur se edhe ju jeni më të vetëdijshëm se asnjëherë tjetër. Se ajo që kemi arritur së bashku pavarësisht rrethanave, është fryt i sakrificës, i përkushtimit dhe i vlerave tona.

I vlerave që i bashkëndajmë në këtë familje politike, i vlerave unike të Partisë Demokratike në 30 vite, që janë një nga dy arsyet kryesore pse shqiptarët na besuan dhe na ndoqën jo thjesht në një betejë të pabarabartë, por një masakër të vërtet zgjedhore. Jo thjesht dhe vetëm për hir të fitores tonë, jo për pushtetin tonë, por për hir të shqiptarëve dhe aspiratës së tyre për ndryshim që bëmë të mundur këtu në Lushnje, sikundër dhe në Divjakë, sikundër në Mallakastër apo në Roskovec, në Patos dhe në Fier, çeljen e shpresës në zemrat e njerëzve ku ishte fikur prej kohësh dhe që bëmë të mundur një rezultat dhe numrat e votave në kutitë e numërimit nga më të mëdhenjtë në 30 vite.

Dhe ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin tonë të ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dal më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë.

Në një betejë, sakrificat e së cilës nuk mund të tregohen por që unë i di, i mbani në trupin tuaj, në shpirtin tuaj, në zemrat tuaja, në mendjet tuaja për të cilat do t’u jem përjetë mirënjohës dhe sot dua vetëm t’ju them vetëm se sa të kem frymë nuk do të lë gjë pa bërë që mundi juaj mos të shkoj dëm.

Miqtë e mi jetët tona shënohen nga momente të veçanta, disa momente janë më të veçanta sesa momentet e tjera. Dhe jam i bindur që ky është njëri prej atyre momenteve. Për gjithsecilin prej nesh, për kujtesën tonë, për vetëdijen tonë, e di që ky është një prej këtyre momenteve për mua. Sepse pavarësisht prej rrethanave, në këto takime ajo që gjej, është forcë dhe frymëzim për të vazhduar dhe për të ecur përpara. E dini dhe e di që bashkë kemi bërë beteja të mëdha këto vite. Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë.

Fakti që ka dëshmuar shqiptarëve se përmes këtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njerëzit e privilegjeve për veten tonë, por jemi njerëzit që i primë betejave për fatin e tyre dhe familjeve të tyre.

Kjo është arsyeja kryesore pse na ndoqën në një betejë që i ngjan pothuajse pikë për pikë një tjetër beteje epike të pluralizmit 1991-shit, ku njësoj si atëherë ne dolëm pa asnjë pushtet, përveç pushtetit më të madh që të fal Zoti që është pushteti i moralit, i zemrës së pastër, i qëllimeve fisnike dhe të drejta karshi qytetarëve, karshi shqiptarëve, karshi Shqipërisë, karshi atdheut tonë.

Dolëm në këtë betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari i cili përdori gjithçka në arsenalin e shtetit të bërë  njësh me  partinë duke përfshirë këtu edhe influencën e krimit të organizuar dhe paratë e derdhura lum nga ai dhe oligarkët.

Vëllezër dhe motra ishte ky bashkim i madh zemrash në radhë të parë i demokratëve dhe pastaj fronti më i gjerë opozitar që është krijuar ndonjëherë në 30 vite arsyeja që e shtyu edhe kundërshtarin politik të kryente vjedhjen më të madhe në 30 vite, masakrën më të rëndë zgjedhore në 30 vite.

Tani pas kësaj masakre ka rënë një perde e hekurt momentalisht mbi Shqipërinë. Nga ato perde që e rendisin vendin tonë përsëri në një shtet që nuk ka lidhje me demokracinë.

Dikush prej jush mund ta kujtojë se me këtë paralajmërim u jam drejtuar edhe qytetarëve shqiptarë para zgjedhjeve. Sot prapë si në 1991 apo 2001 jemi në një moment ku ka zgjedhje, por kur zgjedhjet nuk sjellin zgjidhje.

Nuk ka zgjidhje sepse vullnetit të shumicës së shqiptarëve që kërkonin ndryshim më 25 prill i është kundërvënë një pakicë kriminelësh, një pakicë e përbindshme, një pakicë e përbindshme, një pakicë që ndërthur interesat politike, korruptive, ekonomike dhe kriminale që me forcën e krimit, korrupsionit dhe parave që u vidhen shqiptarëve, arriti përkohësisht indiferencë të votave të mjaftueshme për të ndalur ndryshimin përkohësisht.

Siç e dini kësaj radhe diferenca ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës. Ishte më e vogël se gjysma e votave të nxjerra të pavlefshme prej një nga qindra hilet që përdori siç ishte shkurtimi i listave dhe heqja e emrit të kandidatëve nga listat. Tani para nesh ka një detyrë që është më e madhe se gjithsecili prej nesh dhe më e madhe  se Partia Demokratike. Një detyrë që na e ka ngarkuar ky moment historik dhe që shpeshherë na e kanë ngarkuar shqiptarët dhe sa herë na e kanë ngarkuar shqiptarët ne kemi ditur ta mbajmë atë detyrë me dinjitet e t’i dalim asaj në krye. Detyra jonë përballë kësaj pakice të përbindshme kriminelësh, përballë kësaj pakice të përbindshme të korruptuarish që duan ta mbajnë vendin peng, është të organizojmë dhe të udhëheqim shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët donin ndryshimin me 25 prill dhe e duan atë akoma më shumë sot.

Po ashtu është detyra jonë që në kushtet ku ndodhemi mos të biem në grackën apo lojën tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës, asaj që në fakt është instrumenti i vetëm i kundërshtarit prej 8 vitesh.

Sikundër duhet të refuzojmë me përçmim përmbysjen e vlerave që tregojnë me dashje apo pa dashje ata që vjedhin zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm.

Ne nuk e kemi pasur kurrë këtë model. Absolutisht kemi pasur gabimet tona, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë. Por ky nuk ka qenë kurrë modeli ynë, ky nuk është modeli im, ky nuk është vizioni im dhe jam i bindur që nuk është vizioni i asnjërit prej jush këtu në sallë, i asnjë demokratik dhe demokrate, lushnjare dhe shqiptare.

Dhe nëse ata që zhvilluan luftën totale kundër demokracisë duke përdorur të gjitha instrumentet e mundshme të partisë-shtet, të oligarkisë,  të krimit të organizuar për të shkatërruar zgjedhjet për ne është imperative të jemi tani në luftë totale duke përdorur tashmë çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme në vend.

Ndaj, sa më takon mua arsyeja, motivi dhe objektivi që më sjell para jush për t’ju kërkuar besimin tuaj është një dhe vetëm një: të përdorim çdo mjet, të angazhohemi në çdo formë, në çdo forum të brendshëm dhe të jashtëm, të marrim mbi supe çdo përgjegjësi që në kohën më të shkurtër të mundshme të çmontojmë regjimin Rama-Doshi me kompani, se emrat e tyre nuk mbarojnë po t’i marrim me radhë dhe ta çojmë vendin sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje.

Motra dhe vëllezër siç shumica prej jush e dinë dhe siç të rinjtë e kanë dëgjuar prej baballarëve dhe nënave të tyre, 30 vite më parë Shqipëria u ngrit nga hiri i një diktature të pakrahasueshme me asnjë regjim tjetër në Europë dhe po ashtu si 30 vite më parë ne hymë në një betejë të pabarabartë, pa asnjë pushtet por vetëm me pushtetin moral dhe me besimin tek vlerat themelore të njerëzve të lirë dhe të ndershëm. Nuk e di nëse kjo është një lojë e fatit apo  tekë e historisë, apo një mundësi për të rindezur edhe njëherë zemrat e drobitura të demokracisë.

Megjithatë ne kemi një detyrë dhe këtë detyrë nuk mund ta shmangim, as të bëjmë sikur nuk e shohim sepse jemi ne trashëgimtarët e betejës që hodhi komunizmin, jemi ne  trashëgimtarët e lëvizjes së Dhjetorit që solli pluralizmin, jemi ne që e nisëm dhe demokracia filloi me ne dhe këtë moment jemi ne shpresa e vetme e shqiptarëve për demokraci, për zgjedhje të vërteta dhe për të çliruar vendin nga ky regjim.

Në qoftë se është diçka e qartë gjatë këtyre 30 viteve për demokratët dhe për kundërshtarët tanë, është që ne nuk jemi dorëzuar kurrë edhe në kohë të vështira kur sfidat dukeshin të pakapërcyeshme dhe fati ynë i pasigurt. Nuk jemi dorëzuar sepse kemi besuar në vlera dhe sepse kemi vazhduar rrugën të bashkuar.

Post Views: 183
Previous Post

Ndërtime pa leje në bregdet, Rama mesazh të prerë: Tërhiquni para të hënës

Next Post

Lezhë – Rindërtimi vijon edhe në këtë qytet me 7 pallate të reja për akomodimin e mbi 600 banorëve që humbën strehën

Next Post
Lezhë – Rindërtimi vijon edhe në këtë qytet me 7 pallate të reja për akomodimin e mbi 600 banorëve që humbën strehën

Lezhë - Rindërtimi vijon edhe në këtë qytet me 7 pallate të reja për akomodimin e mbi 600 banorëve që humbën strehën

Recommended

U vra në qendër të Tepelenës, Vite më parë u dhunua për konkurrencë në tregti

U vra në qendër të Tepelenës, Vite më parë u dhunua për konkurrencë në tregti

1st June 2021
Tre shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë kufizim.

Tre shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë kufizim.

7th June 2021

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Gjitha
  • Interesi Publik
  • Kronike
  • Moti
  • Ndryshe
  • Në Fokus
  • Politikë
  • Rajoni
  • SHËNDETI
  • Shkence
  • Sport
  • TEKNOLOGJI

Don't miss it

Rajoni

Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

30th June 2021
Kronike

U kap me 17 kilogramë heroinë në kamion ne doganen e Hanit te Hotit, Gjykata e Durrësit lë në burg shoferin

30th June 2021
Aktualitet

Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

30th June 2021
Aktualitet

Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në subjektet që kanë zënë rërën pa leje

30th June 2021
Kronike

Grabitja në Fushë Krujë, policia jep detaje:

30th June 2021
Aktualitet

Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Së shpejti radarë të tjerë, kamera e mjete të pauniformuara

30th June 2021
  m.me/tv.kopliku2003
  [email protected]
  http://www.kopliku.tv

HOME
AKTUALITET
RAJONI
POLITIKË
LIVE TV

www.kopliku.tv
   Call +355 211 22840
Adresa: Koplik,Qender
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Kronike
  • Biznes
  • Bota
  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport
  • Live TV

© 2023 kopliku.tv

No Result
View All Result
  • Contact
  • Full Post Style
  • Home 1
  • My account
  • Shop
  • Tv kopliku Live

© 2023 kopliku.tv

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?