Një finale kupe është shumë e rëndësishme për çdo skuadër dhe tifozët e saj por në Shkodër gjithmonë ka tifozë të veçantë dhe shumë pasionantë.
Një i tillë është edhe tifozi që shikoni në video dhe që është nisur me biçikletë me drejtim stadiumin “Air Albania” ku në 19:00 do të luhet ndeshja finale mes skuadrës së tij të zemrës, Vllaznia dhe Skënderbeu”.
Ai tregon edhe arsyen e këtij udhëtimin teksa pranon se tifozët shkodranë vijojnë të ruajnë traditat në mbështetje të “Vllaznisë”.
Fatmirësisht, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të hapur dyert e stadiumit “Air Albania” për 1 mijë tifozë fatlumë e ka shtyrë edhe më shumë që ai të jetë i pranishëm në finale dhe ndoshta me pak fat të festojë edhe një trofe pas kaq shumë vitesh me skuadrën e zemrës.