Kuvendi cakton datën dhe orën, ja kur votohet raporti për shkarkimin e Presidentit Meta
seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 9 qershor, në orën 10:00.

Më 28 maj, komisioni hetimor miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë. Hyseni i cili lexoi raportin përfundimtar tha se sjellja e presidenti duhet të ishte në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi me deklaratat e tij si para dhe gjatë fushatës elektorale, gjuha e përdorur nga Ilir Meta ishte konfrontuese dhe e nxehtë duke dalë nga ‘kostumi’ i tij i presidentit dhe rolit të ‘paqeruajtësit’ në jetën politike të vendit.
Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota.