Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin Besim Seli, rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit ,i cili është larguar nga vendngjarja.
Në vijim të informacionit paraprak, ju bëjmë me dije se drejtuesi i mjeti tip “Benz” shtetasi A.V.,i cili ishte larguar nga vendngjarja është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.