Kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, një nga zërat më kritik të kreut të PD, Lulzim Basha, e akuzoi këtë të fundit se po manipulon demokratët.
Nga Korça Nishani tha se “të deklarosh se humbja në zgjedhje erdhi për faj të Ramës”, është spekulative dhe e padrejtë.
“Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitojë nga rasti, ka qenë një fushatë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makineria qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode.
Kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë.
Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës.
E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative demokratët. Pyetja duhet të ishte a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet”, tha Nishani.