Zgjedhjet në Partinë Demokratike mund të përfundojnë për pavlefshmëri në gjykatë. Kjo për shkak të përplasjeve për rregulloren e zgjedhjeve që u miratua nga Kryesia por që në fakt duhej miratuar nga Këshilli Kombëtar siç përcakton statuti. Gjithashtu burime nga PD bëjnë me dije se arsye tjetër është edhe mosdhënia e listave të anëtarësisë. Çështja mund të përfundojë në dyert e gjykatës ku do të kërkohet pavlefshmëri e procesit zgjedhor.
Është këshilli kombëtar që me propozim të kryesisë dhe kryetarit të partisë miraton rregulloren”, shkruan në kërkesë mes të tjerash Harxhi.
Në përgjigjen e tij Ristani thotë se gjykata e partisë nuk është funksionale, pasi është zgjedhur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë pavarësisht kërkesës së bërë nga ai. Mungesa e komisionit të apelit, thotë Ristani nuk mundëson të drejtën statuore të shqyrtimit të apelimit.
Kryesia e PD miratoi rregulloren e zhvillimit të fushatës brenda partisë dhe të zgjedhjeve të 13 qershorit më 23 mars. Në rregulloren me 27 pika parashikohet që çdo kandidat të ketë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor. Sipas rregullores Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike duhet të bëjë pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore. Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj janë kandidatët zyrtarë që sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.