Siç shihet nga pamjet zjarri është i përmasave të madha, ndërsa i plagosur dyshohet se ka mbetur një saldator i fabrikës i cili është dërguar në spital.
Tymi i zi është përhapur gjithandej në zonën pranë autostradës, duke ndotur ambientin. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrëfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fabrika që ka marrë flakë në qendër të Maminasit, ishte gati pë të hyrë në punë dhe sot po bënte prova kur ka marrë flakë. Dyshohet se është plagosur një saldator i fabrikës i cili është dërguar në spital. Dyshohet se brenda saj mund të ketë një depozitë gazi. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa farbika kapte vlerën prej 2 milion eurosh.