Gjykata kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë në seancën e 23 qershorit kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Vendimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të internetit të institucionit më të lartë të drejtësisë.
Pikërisht kur mbushen dy vite nga zhvillimi i votimeve për kryetaret e Bashkive, anëtarët e gjykatës kanë kërkuar në interpelancë për këtë çështje presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Partinë Bindja Demokratike.
Në votimet për kryetarët e Bashkive LSI, PD dhe aleatët e saj vendosën të mos merrnin pjesë në zgjedhje. një vendim i tillë erdhi pak muaj pasi opozita dogji mandatet në parlament
Kërkesa është paraqitur nga shoqata e Bashkive të Shqipërisë në korrik të vitit 2019.
Por duket se qershori do të jetë muaji kur do të diskutohen dhe debatet politike.
Në datën 9 do të shqyrtohet dhe kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të kodit zgjedhor e kërkuar nga Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Partia Bindja Demokratike dhe në datën 17 do të diskutohet ndryshimi i kodit zgjedhor i cili hiqte koalicionet parazgjedhore. Në atë kohë opozita akuzoi mazhorancën për ndryshime të njëanshme të kodit zgjedhor duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit
kur ka kaluar më shumë se një vit nga shembja e teatrit kombëtar gjykata kushtetuese ka bërë të ditur se do të shqyrtojë në seancën e datës 3 qershor kërkesën e presidentit. Ky i fundit e ka konsideruar antikushtetues kalimin e godinës së teatrit në pronë të bashkisë. Pikërisht ky vendim i këshillit të ministrave i hapi rrugë shembjes së godinës pranë se cilës protestuan për dy vite artistët dhe anëtarë të shoqërisë civile