
Përsona ende të pa identifikuar kanë grabitur gjatë natës se kaluar zyrat e Njësisë Administrative Shëkollë, Lezhë. Vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotme ngë punonjësit e kësaj njesie, ndërsa është mësuar se janë marrë disa pajisje të zyrave ‘Aleat’.
Në një prononcim për mediat kryetarja e Njësisë Administrative të Shënkollit, Lina Guri tha se vjedhjen në zyrë e ka konstatuar rreth orës 07:55. Ajo tha se janë shkatërruar dyert, tavolina, sirtarë ndërkohë që janë marrë dy aparate fotografike të zyrave ‘Aleat’.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Në ambjentët e brendshme të zyrave ‘Aleat’, ndodhën edhe kamera siguri çka mund të qojë në identifikimit e autorëve të ngjarjes.