Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA, për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.