LEZHË
Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. tv kopliku mëson se gjatë natës në fshatin Spiten, persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit Gjergj Doçi për të vjedhur. Pasi janë hasur në rezistencë, grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij shtetasen Vitore Doçi, 47-vjeçe. Çifti i bashkëshortëve Gjergj e Vitore Doçi, kanë përfunduar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar, ndërkohë që 47-vjeçarja është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Gjergj doë tregoi për mediat se ato ishin të armatosur dhe njëri prej tyre kishte një hekur në dorë dhe e ishin të maskuar dhe se i goditën me leva hekuri.
Policia njofton se janë grabitur një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve