Italia fituese e Eurovizion 2021, ja ku u rendit Shqipëria
Mbrëmjen e sotme është mbyllur edicioni i 65-të i Eurovizion që u mbajt në Roterdam të Holandës.
Në garë në natën finale ishin 26 shtete, ku në vend të parë doli Italia.
Në vend të dytë u rendit Franca.
Dhe në vend të tretë Zvicra.
Gara ishte e fortë dhe e ethshme deri në momentet e fundit, ndërsa i gjithë spektakli u mbajt me më pak pjesëmarrës për shkak të kushteve të pandemisë.
Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga Anxhela Peristeri e cila u rendit e 21 me këngën Karma me tekst të Olti Currit dhe muzikë nga Kledi Bahiti. https://www.youtube.com/watch?v=RVH5dn1cxAQ