Sali Berisha iu shmang në më shumë se një rast pyetjes në lidhje me me kostot e betejës ligjore që ka nisur kundër Departamentit të Shteti dhe këmbënguli se kjo betejë e tij ishte për “dinjitet”. E për të mbrojtur dinjitetin, ish kryeministri tha se ka pajtuar një avokat francez.
Por, me çfarë kostoje s’e përmendi në asnjë moment. Pse? E thjeshtë? Avokati i pajtuar nga Berisha nuk është një emër dosido. Ai është mbrojtësi e pastruesi ligjor i klientëve “të majmë”, me një karrierë brilante pas viteve ’90, kur nisi profesionin në fushën e jurisprudencës.
Avokati është Jean-Yves Le Borgne, njeriu i i nderuar nga Franca me Urdhrin e Meritës në vitin 2012 dhe me titullin e Legjionit të Nderit në vitin 2016. Lista e klientëve të famshëm që ka mbrojtur e përfaqësues në procese gjyqësore fillimisht tregtare dhe më pas penale është e gjatë.