Për herë të parë në qytetin e Shkodrës do të promovohet festivali I teknologjisë, TEKNOFEST i mundësuar nga instituti “Yunus Emre”. Omer Kokçam, drejtor I ekipit të teknologjisë në republikën e Turqisë, përmes një deklarate për mediat u shpreh se 2 edicionet e mëparshme të këtij festivali në Turqi kanë qenë tepër të suksesshme dhe numërojnë një numër rekord pjesëmarrësish.
Duke filluar nga nxënësit e deri tek të rriturit e apasionuar pas teknologjisë, mund të bëhen pjesë e këtij konkursi shprehet Kokçam ndërsa tregon edhe arsyen e këtij promovimi në qytetin e Shkodrës.
Aktiviteti promovues I këtij festivali zhvillohet këtë të premte, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.