Të gjitha anijet që vijnë nga vendet perëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, kontrollohen imtësisht nga autoritetet portuale dhe ato shëndetësore. Këto masa sigurie kanë ardhur si mënyre parandalimi, pas përhapjes së koronavirusit të ri kryesisht në Kinë.
Drejtori i Portit të Shëngjinit Gjergj Prendi ka bërë të ditur se deri tani nuk janë konstatuar raste të dyshuara me koronavirus, ndërsa kontrollet do të jenë prezente deri në tejkalimin e kësaj situatë.
Në portin e Shëngjinit hyjnë vetëm anije transporti pa pasagjer , dhe kontrolli behet tek personat që ndodhën në ekuipazh,që janë shtetas të vendeve të ndryshme të Europes.